Shqipëria në sytë e mediave të huaja/ TGCOM: Vendi me plazhe si në Karaibe

Report TV 2019-05-29

Views 2

Pavarësisht situatës politike në vend e cila ka dhënë impakt në sektorin e turizmit shqiptar, mediet e huaja vijojnë të promovojnë potencialin turistik shqiptar duke e cilësuar si një destinacion që nuk duhet humbur. Së fundi DGCOM i ka kushtuar një artikull të veçantë turizmit shqiptar duke e cilësuar si vendin me plazhe si në Karaibe.

Në shkrimin e titulluar ?Shqipëria midis natës dhe plazheve të Karaibeve përmenden 8 plazhet e vendit, në zonën e jugut.

Por, cilat janë plazhet më të bukura sa i takon pastërtisë së ujit, shërbimit dhe natyrës që i rrethon? Ja çfarë propozon ?TGCOM?:

Qyteti bregdetar i Sarandës është pjesa më e bukur e rivierës shqiptare. Ajo është e famshme edhe për atmosferën e natës. E ndodhur mes Jonit dhe kodrinave me ullinj para ishullit të Korfuzit, pak kilometra larg Greqisë, ajo ofron mundësinë e qëndrimit në hotele luksoze me çmime të përballueshme, një vakt në Kalanë e Lëkurësit, eksplorimin e Butrintit pasuri të UNESCO-s, etj..

Riviera e Ksamilit më në jug, një tjetër dhuratë e natyrës. Ksamili thotë ?TGCOM? konsiderohet perla e Jonit sa i takon bukurisë. Plazhi i Jalës vjen në stil karaibesh. Është një nga vendet më të bukura të bregut të Jonit, që mbledh të gjitha aromat e Mesdheut.

Pas tij vjen Himara, vërtet joshëse, me aromën e pishave dhe shikimin drejt Jonit. Porto Palermo është plazhi me ngjyrë blu të mëndafshtë, që ka edhe një kështjellë veneciane. Nuk mbetet pas as gadishulli i Karaburunit, një margaritar i natyrës që ofron skenare të jashtëzakonshme, bashkë me ishullin e Sazanit.

Vlora është po ashtu porti i dytë më i madh i vendit, qyteti ku Adriatiku dhe Joni bashkohen. E më në jug të tij vjen Dhërmiu, plazhi i gurëve dhe detit të ëndrrave. Gjatë vitit që lamë pas Shqipëria u vizitua nga 6.9 mln turistë. Ndërkohë sfida për këtë vit është trefishimi i numrit të turistëve.

Share This Video


Download

  
Report form