Oferta të përbashkëta turistike Shqipëri-Kosovë

RTV KLAN 2019-05-29

Views 0

Kosova dhe Shqipëria janë duke shqyrtuar mundësinë që sivjet të fillojnë me oferta të përbashkëta turistike. Për këtë qëllim, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, bashkë me kryetarët e bashkive të Vlorës, Himarës e Durrësit dhe një grup operatorësh turistikë vizituan Kosovën.

Sipas Ministrit Klosi, kjo ofertë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të pengohet nga barrierat administrative.

Një ndër zonat që do t'u ofrohet turistëve në të dyja anët e kufirit pa pengesa janë malet e Pashtrikut. Gjithashtu të dyja vendet janë pajtuar për të punuar bashkërisht në fushën e ruajtjes së mjedisit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form