Forcimi i vlerave të familjes dhe integrimi i fëmijëve jetimë është apeli i Presidentit Ilir Meta, në Ditën Kombëtare të Jetimëve. Gjatë një takimi me fëmijë pa përkujdesin prindëror, kreu i shtetit kërkoi më shumë mbështetje edhe për nënat kryefamiljare që duhet të përballen me shumë sfida.
?Do të apeloja për forcimin e vlerave të familjes, ashtu siç duhet të luftojmë më shumë kundër varfërisë, sepse është shkak i zbehjes së lidhjes familjare, edhe emigracioneve, edhe divorceve dhe japin pasoja që ndeshen në mënyrë të padrejtë fëmijët. Ashtu siç duhet t?i japim një mbështetje më të madhe nënave kryefamiljare për të përballuar sfidat e shumëfishta. Për politika më përfshirëse për arsimin, strehimin, kujdesit shëndetësor".
Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në shtëpinë e fëmijës ?Zyber Hallulli?, prej nga bëri të ditur se 46 fëmijë do të kthehen në familjet biologjike.
?Pas procesit të vlerësimit për 232 fëmijë të institucioneve të kujdesit social, u konkludua se 46 fëmijë do të kthehen në familjet biologjike, duke mbështetur dhe fuqizuar familjet me shërbime psiko-sociale, mundësi strehimi dhe mundësi punësimi?.
Përgjatë një viti, 92 fëmijë janë vendosur në kujdestari brenda rrethit familjar dhe 25 fëmijë janë birësuar.
Tv Klan