Pasditet me diell e gjejnë Gazmendin mes natyrës në Kodrat e Liqenit. Me vete ka të vetmen pasuri: Kitarën! E quan me fat ditën kur një grup humanitar vizitoi jetimoren ku ai u rrit dhe mori si dhuratë kitarën. Thotë se momentet e vështira dhe të bukura të jetës mësoi t?i kalonte mes tingujve. Ndaj sot përdor talentin e tij për t?i dhënë kurajo njerëzve që të ecin përpara.
"Muzika ka qenë motiv në çdo sekondë, minutë, orë, me jep paqe. Më mirë them të këndoj diçka sesa të mbaj mendjen aty, pavarësisht se në vetvete ka shqetësime të vogla.
Ajo që nisi si një pasion adoleshence, sot i siguron Gazit edhe të ardhura. Së bashku me kitarën e tij ai ftohet të këndojë në festa dhe aktivitete të ndryshme. Besimin dhe miqtë, 30-vjeçari i quan shtyllat e të rëndësishme të jetës, që e kanë bërë të shpresojë se mund t'ia dalë mbanë çdo sfidë.
"Sfidat të forcojnë dhe të bëjnë të ecësh përpara me anë të besimit, falë perëndisë dhe miqve që më kanë dhënë kurajo dhe shumë këshilla në jetën time".
Teksa artdashës të shumtë presin prej tij këngën e radhës, Gazi ndan edhe një mesazh të fundit.
"Njerëzit të largohen nga jeta monotone, të jenë të lumtur, të harrojnë çfarë kanë kaluar dhe të jetojnë të rilindur shpirtërisht".
Është kjo ajo që ke bërë edhe në jetën tënde?
"Po, edhe unë!"
Tv Klan