#rtvora
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka tha se kriza e tejzgjatur politike ka krijuar një klimë mosbesimi tek sipërmarrësit dhe qytetarët.
Nikolin Jaka: Nuk duhet dhënë kurrë ky sinjal që ne duhet të ikim nga Shqipëria. Por, për hir të së vërtetës, klasa politike me krizën e vet të një pas njëshme, e cila i shoqëron prej një periudhë 30-vjeçare dhe pothuajse është e njëjta precedencë, veç se ndërrohen kahet, vazhdon të krijojë një mosbesim të ndjeshëm edhe tek sipërmarrësi edhe tek qytetari. Në këtë situatë që është krijuar dilemat janë të mëdhaja janë për këdo, për qytetarin dhe për investitorin. Por ajo që është më e rëndësishme është se ne nuk presim më interesin e investitorëve të huaj apo dhe të turistëve për të ardhur në Shqipëri. Çfarë do të bënte biznesi në këto kushte? Jam i bindur që edhe biznesi ka një agjendë për të bërë.
Jaka tha se thotë se dëmi që ka shkaktuar kriza politike është shumë i madh dhe për këtë duhet të nxirren faturat që shkaktohen ekonomisë dhe qytetarit.
Nikolin Jaka: Është e rëndësishme që ne të nxjerrim faturat që i shkaktohen ekonomisë, sipërmarrjes dhe qytetarit në raste të tilla kur krizat politika janë të tej zgjatura dhe të pakompromista. Një prej dëmeve është kalimi në depozitë i 1 mld euro i sipërmarrësve shqiptarë. Por edhe kalimi i shumave të mëdhaja të qytetarëve shqiptarë në depozita, që nuk gjenerojnë ekonomi në Shqipëri, por gjenerojnë në vende të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nikolin-jaka-kriza-politika-mosbesim-tek-sipermarresit-duhet-te-nxjerrim-faturat
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz