Ujësjellësi në Durrës Balluku Përfundon para 30 qershorit, përfitojnë edhe zonat rurale

Report TV 2019-05-29

Views 0

Qyteti i Durrësit dhe zonat përreth do të ketë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në saj të ndërtimit dhe vënies në funksion të rrjetit të ri të ujësjellësit të ndërtuar në zonën e Fushë-Kuqes. Linja e re e furnizimit me ujë, një investim i Bankës Botërore në vlerën e 62.5 milionë euro, do të jetë plotësisht në funksion në fund të muajit qershor dhe do të garantojë një furnizim me 18 orë ujë në ditë për qytetarët.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Alqi Bllako, inspektuan punimet të cilat janë drejt përfundimit.

?Përveç komponentit të furnizimit me ujë të qytetit të Durrësit dhe zonave përreth, ky projekt ka dhe dy komponentë të rëndësishëm që lidhen me përmirësimin e situatës së kanalizimeve sa i përket zonës së Plazhit të Durrësit nga Përroi i Agait tek Ura e Dajlanit ku tashmë faza e këtij projekti ka përfunduar dhe jemi duke ndërhyrë gjithashtu edhe në rregullimin e kolektorëve të brendshëm në qytetin e Durrësit?, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Alqi Bllako.

Share This Video


Download

  
Report form