#rtvora
Gjatë Ministerialit të Këshillit të Evropës në Helsinku, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka kërkuar nga vendet anëtare anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Gjithashtu Cakaj theksoi se duhet përmirësuar puna e ogranizatës.
Shqipëria ka kërkuar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjatë ministerialit në Helsink, Ministri në detyrë Gent Cakaj ka theksuar se ky vendim do të forcojë rolin e kësaj organizate në Ballkan.
Cakaj: Anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është kontribut për rritjen e standardeve dhe kritereve që proklamon Këshilli i Europës dhe nga ana tjetër është një vlerë e shtuar për Këshillin e Europës në përgjithësi.
Kryediplomati shqiptar u shpreh se duhet përmirësuar më tëj puna e Këshillit të Evropës, një organizëm i cili në themel të punës ka të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin ligjor.
Cakaj: Sa më gjithëpërfshirës të jetë Këshilli, aq më e fortë do të jetë organizata dhe aq më të fuqishme do të jenë vlerat që proklamon ajo.
Në përfundim të Ministerialit, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtarë miratuan një deklaratë dhe një sërë vendimesh që synojnë konsolidimin e organizatës dhe ruajtjen e karakterit gjithë-europian të saj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/cakaj-kerkon-anetaresimin-e-kosoves-ne-keshillin-e-europes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz