Dyshime mbi foton e përdhunimit, mediat: Është e rreme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fotografia e publikuar të enjten nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Flora Brovina, si dëshmi e dhunës seksuale gjatë luftës, ka tronditur opinion publik por njëkohësisht ka hedhur hije dyshimi mbi vërtetësinë e kësaj prove.Sipas mediave kosovare fotoja e përdhunimit është marrë nga një faqe interneti me përmbajtje pornografike e shkrepur diku në Irak. Fotografia nxiti reagime të shumta, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale të Kosovës, e cila përmes një komunikate njoftoi se ka thirrur zonjën Brovina të ofrojë dëshmitë që ka për të hetuar mbi foton e publikuar.Nga ana tjetër deputetja Brovina u shpreh e bindur se fotografia është e vërtetë dhe se informacionet mbi të do t?ia dorëzojë prokurorisë. Ajo sqaroi se vajza në fotografi është gjallë, gjendet në Kosovë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe se i njeh përdhunuesit serbë.Reagime pati edhe nga deputetët e analistë të cilët vunë në dukje se e gjithë kjo mund të jetë një manipulim me implikimin edhe te agjencive sekrete të huaja.Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila është e përfshirë në procesin e zbulimit të përdhunimeve gjatë luftës, reagoi ashpër duke thënë se veprimi i deputetes është jonjerëzor dhe e joligjor.Publikimi i fotografisë sipas saj, cenon rëndë privatësinë e viktimës dhe mund të çojë në zbulimin e identitetit të një dëshmitareje potenciale të krimeve që Serbia ka kryer ndaj kosoves.Të dhënat e autoriteteve flasin për mbi 20 mijë gra dhe vajza të dhunuara gjatë luftës së kosovës nga serbët.

Share This Video


Download

  
Report form