E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses-Ones foli ditën e sotme për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, teksa e konsideroi Shqipërinë një shembull në rajon.
Moses-Ones foli në shqip, ku deklaroi se për të luftuar ekstremizmin duhet të bashkëpunojnë të gjithë aktorët socialë duke cituar edhe një shprehje në gjuhën shqipe "Punë e mirë me shokë shumë".
"Shqipëria vendosi një standard për pjesën tjetër të rajonit që ka shërbyer si shembull për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Strategjia fuqizoi edhe aktorët vendas për të zbatuar çështje të ndjeshme për të trajtuar këtë fenomen. Kjo hapi rrugë për këtë problem. Ne përgëzojmë punën e bërë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Të gjithë aktorët e kuptojnë përgjegjësinë parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Duhet bashkëpunim mes të gjithë aktorëve socialë. Si thotë një shprehje e vjetër punë e mirë me shokë shumë. Qytetarët tani e kuptojnë se mund të kenë një ndikim pozitivë në komunitetin e tyre. Ne do vazhdojmë të mbështesim luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ne po ju ndihmojnë për fuqizimin e grave dhe të rinjve. Ne i mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit tonë me Shqipërinë që ofrojnë mundësinë shqiptarëve për të kontribuar për të mirën e përbashkët. Të gjithë ju mund të bëni ndryshimin. Faleminderit dhe dijeni se ne qëndrojmë krah jush për të trajtuar këtë çështje kaq të rëndësishme", u shpreh Moses-Ones.
m.v./b.ha.