RTV Ora - Lirohen 7 protestuesit e 13 majit

Ora News Lajme 2019-05-29

Views 0

#rtvora

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia të shtatë të arrestuarit e protestës së fundit të 13 majit. Për 5 prej të arrestuarve u vendos masa detyrim paraqitje ndërsa vetëm për dy prej tyre u vendos arresti shtëpiak. Ndërkohe prokuroria kishte kërkuar lënien e tyre në burg.

Të shtatë protestuesit e arrestuar pas protestës së 13 majit janë liruar nga Gjykata e Tiranës.

Ndryshe nga sa kishte kërkuar prokuroria, gjykata vendosi të japë detyrim paraqitje për 5 nga të arrestuarit, ndërsa për dy të tjerë arrest shtëpie.

Po pavarësisht qëndrimit të zbutur të gjykatës, ish-deputeti Flamur Noka, i konsideroi arrestimet të jashtëligjshme dhe politike ndërsa tha se protesta e 25 majit do të jetë më e madhja.

Flamur Noka: "Jane me qindra, dhe të jeni të sigurtë që do të jenë edhe me qindra sepse reagimi tani është popullor dhe Rama do të ikë ky është mesazhi që qytetarët japin kudo."

Gjatë 5 protestave kombëtare të opozitës numri i të proceduarve për veprime të dhunshme ndaj forcave te rendit ka shkuar afërsisht në 300 persona ndërsa janë vlerësuar me masa sigurie afro 200 protestues.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kerkohet-arrest-me-burg-7-protestuesit-e-13-majit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form