http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka thënë se rruga nuk do të bëhet as tani dhe as në shtator me pagesë, por në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi.Sipas ministres fituesi duhet të zgjerojë dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë përpara se të bëhet autostrada me pagesësqaroi sot procedurat për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës.?Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim cdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet. Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë.?Ndërkohë kujtojmë se autostrada Tiranë-Durrës është rruga e dytë që pritet që të bëhet me pagesë pas Rrugës së Kombit.Ndër të tjera në deklaratën e saj për mediat monistrja Balluku k njoftuar gjithashtu krijimin e bursës shqiptare të energjisë që sipas saj do të garantojë siguri për furnizimin, transparencë dhe zhvillim.?Bursa e energjisë do të krijohet nga OST-ja. "Ju njoftoj krijimin e bursës shqiptare të energjisë. Do të operojë në bazë të tregut të ditës. Krijimi i bursës shqiptare të energjisë shënon një tjetër hap të transparencës, do të rregullojë edhe tregun shqiptar. Do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji dhe integrimin rajonal, rritjen e investimeve dhe standarde të reja juridike dhe tregtare. Do të jetë në formën e shoqërisë aksionere. Ky operator ka për synim mbulimin rajonal të energjisë me të cilat Shqipëria ka aktivitet tregtar. Shoqëria që do të operojë bursën do të themelohet nga OST-ja?.