www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Jemi mësuar që në industrinë e make up-it të udhëhiqemi nga vajzat dhe gratë e njohura, por harrojmë se më kreativët janë meshkujt. Artistët e make up-it nëpër botë janë meshkuj dhe po bëjnë çudira.
Po ky trend është përqafuar dhe nga shqiptarët. Një ndër ta është dhe 22-vjeçari nga Tirana, Dario Doka, ku pasionin e tij për make up-in dëshiron ta kthejë në profesion. Ai ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan ku tregoi se ka pasur pasion pikturën dhe këtë pasion e ka kthyer në grim, të cilin prej një viti e aplikon në fytyrën e tij.
?Unë kam dorë për pikturë dhe pikturën e ktheva në grim. Bëra prova nëpër duar dhe njerëzit kanë qenë ata që më kanë shtyrë. Fillova të shoh video të ndryshme dhe jam në këtë nivel që jam tani. U bë gati një vit që bëj grim në fytyrën time. Realizimi i një make up-i profesional merr rreth 2 orë kohë. Është hera e parë që dal i grimuar, nuk është se kam turp ta bëj, por nuk është në tipin tim. Unë e bëj këtë vetëm për punë, nuk më pëlqen të jem me grim gjatë ditës?, tha Dario Doka.