Shkrimi i “Bild”, reagon Partia Socialiste

RTV KLAN 2019-05-29

Views 0

Partia Socialiste ka reaguar për një shkrim të gazetës gjermane ?Bild?, ku analizohet situata e kriminalitetit në vend dhe  Shqipëria cilësohet si një vend kaotik në duar gangsterësh.

Pjese e shkrimit është një përgjim telefonik i Shtator 2016  ku është i përfshirë kryeministri Rama dhe një kryetar i një komisioni lokal zgjedhor që diskutojnë për zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër. Sipas deputetes Blerina Gjylameti shkrimi është i sponsorizuar nga opozita shqiptare.

?Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. Në Shqipëri askush nuk beson në vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë janë një ish-ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. 

Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja, dhe kjo piste është nën hetim serioz, përfaqësues të opozitës duan thjeshtë dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri.?

Në shkrim janë të përfshira dhe intervistat e ish-ministrit të LSI, Ylli Manjani dhe gazetarit Basir Çollaku.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form