RTV Ora - Rama: E mirëseadhur ndihma e gjermanëve por nuk negociohet 30 qershori

Ora News Lajme 2019-05-29

Views 1

#rtvora

Qeveria nuk do të negociojë me opozitën për një zgjidhje ekstraligjore për t?i përfshirë ata në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Kryeministri Rama u tregua i hapur për dialog, por me kusht që të mos preken afatet Kushtetuese. Ndërsa paralajmëroi PD që të mos tentojë të prekë zgjedhjet vendore, pasi do të mbajnë përgjegjësi. Edi Rama u shpreh i kënaqur me listën e PS për zgjedhje vendore pavarësisht se në gjysmen prej bashkive socialistët nuk do të kenë kundërshtarë politik përballë.

Tirane- Maxhoranca është e vendosur të mos negociojë shtyrjen e datës së zgjehdjeve vendore me opozitën. Afati i regjistrimit të kandidatëve tashmë ka përfunduar, ndërsa kryeministri Rama në një bashkëbiseidm me gazetarët u shpreh i gatshëm për dialog me opozitën pa kushte

Edi Rama: "Sa i takon dialogut nuk kam nevojë as për gjermanë, as amerikanë, as holandezë apo francezë, për tu ulur dhe dialoguar. Personalisht. E kam thënë dhe e përsëris dialogu është i pazëvendësueshëm në një proces demokratik normal. E kam kërkuar edhe kur nuk kishte fishekzjarre. Sot pala tjetër kishte më shumë nevojë për dialog, edhe vendi ka shumë më shumë nevojë për dialog. Në leximin tim miqtë gjermanë kanë shprehur gadishmërinë për të ndihmuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-e-mireseadhur-ndihma-e-gjermaneve-por-nuk-negociohet-30-qershori?fbclid=IwAR2ZUASOhTBDRVprsvb2XJbK6LkbfhfX7TPxQlNG37bqTlAcWiZKdLki6Wo

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form