Rama: Kandidati për Bashkinë e Shkodrës model që meriton respekt! Në Durrës besojmë te fuqia e gruas

Report TV 2019-05-29

Views 0

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur kandidatura potenciale për një qeverisje vendore të re me standarde emrat e propozuar nga Partia Socialiste për në garën elektorale të 30 qershorit 2019.

"Kandidatura me potencial real për një qeverisje vendore të re me standarde sipas ambicies sonë që besoj është e lexueshme në bashkitë që kemi qeverisur deri më sot, ashtu sikundër më vjen mirë që përsëri kemi vendosur përpara gjykimit të qytetarëve, skuadra të këshillave me 50% gra dhe vajza dhe 50% burra dhe djem në gjithë Shqipërinë", tha kreu i qeverisë gjatë komunikimit me gazetarët në një konferencë.

Shefi i mazhorancës nisi të vlerësojë një më një kandidatët për kryebashkiakë, duke e nisur me Shkodrën, konsideruar një bastion i djathtë që aktualisht qeveriset nga kryebashkiakja Voltana Ademi. Bëhet fjalë për Vladrin Pjetrin. Më tej përmendi edhe Durrësit, si një rast të veçantë që pas tre mandateve të Vangjush Dakos, vjen si kandidaturë një grua, Valbona Sako.

"Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran. Një individ që meriton të gjithë respektin dhe vlerësimin tonë, edhe timin, pasi e kam njohur në kryerjen e disa detyrave të rëndësishme, që i përket atij komuniteti si gjenerata e re e një familje me rrënjë të thella në Shkodër.

Besoj që i kemi dhënë Kukësit kandidatin e duhur për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në atë bashki, një personazh i mirënjohur për komunitetin dhe që më parë në detyrën e prefektit të Kukësit ka dhënë prova të mjaftueshme për tu vlerësuar si administrator i aftë.

Share This Video


Download

  
Report form