Haradinaj: Mogherini në Tiranë tha, “hiqni taksën se u ndaj Kosovën” - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar sërish se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.Në një konferencë për mediat shefi i qeverisë Haradinaj ka theksuar se në takimin që u mbajt në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kërkoi heqjen e taksës ?për ta ndarë Kosovën?.?Mogherini e tha në Tiranë hekne taksën se jau ndaj Kosovën menjëherë, a i ra kështu apo jo, dmth e si ta hiqni ju taksën unë e thirri takimin për vazhdim të dialogut. Shyqyr zotit që i kem lexua këto projekte me kohë, taksa nuk hiqet. Mogherini e ka kry mandatin e vet, ajo qëndron deri në fund të tetorit pastaj është vetëm ushtrues detyre?.Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri ka komentuar edhe përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përfshirje edhe të Rusisë.?Ne nuk i takojmë botës së Rusisë ne i takojmë botës së Amerikës. Nuk mundet dikush me përjashtua Amerikën prej proceseve në Ballkan e Kosovë?.

Share This Video


Download

  
Report form