#rtvora
Afati i regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit ka përfunduar mesnatën e së hënës. Për shkak të protestës së opozitës, regjistrimet u bënë në Lundër, në mjediset ku administrohen materialet zgjedhore. Përveç Partisë Socialiste dhe disa partive të tjera të pavarura, për zgjedhjet e 30 qershorit është regjistruar edhe Bindja Demokratike. Kjo forcë do të garojë me 25 kandidatë.
Ka përfunduar mesnatën e së hënës afati i regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm me protestuesit e opozitës gjatë marshimit ditën e hënë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvendosi protokollin në ambientet ku mbahen materialet zgjedhore në Lundër.
Bledar Skënderi: Duke menduar që itinerari i protestuesve kalonte dhe pranë institucionit tonë u treguam të kujdesshëm që të mos kishte përplasje. Me konsensus vendosëm që procesin ta vazhdonim këtu në ambjentet e magazinave në Lundër.
Përveç Partisë Socialiste dhe disa partive të tjera të pavarura, për zgjedhjet e 30 qershorit është regjistruar edhe Bindja Demokratike. Kjo forcë do të garojë me 25 kandidatë.
Sa i përket kandidatëve për këshilltarë në Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj, ka përzgjedhur 88 kandidatë për të garuar për 61 vende.
Lista e PS për qarkun e Tiranës kryesohet nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Bardhylka Kospiri dhe 6 zëvendësministra të tjerë ndodhen në zonën e sigurt.
Hyrje e re në listën e socialistëve është Adrian Civici.
Në emrat që Erion Veliaj ka zgjedhur t'i ketë në 10-të të parët vihet re aktori i humorit Gazmend Paja dhe ish-futbollisti Redi Jupi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-e-30-qershorit-perfundon-afati-i-regjistrimit-ne-kqz
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz