Mjeshtri i baletit LLaqi Nako tregoi mbrëmjen e së hënës ?Në Kurthin e Piter Pan?, se jo vetëm kur ka qenë i vogël, por edhe pas kaq vitesh eksperiencë ende ka raste që e qorton të birin, koreografin Albi Nako.
Eno Bimbli: Është një shprehje që thotë kush të thërret të do, ti a i thirrje shumë Albit kur nuk i bënte mirë ushtrimet kur ishte i vogël?
Llaqi Nako: Si kur i thërret? Kur i bërtet?
Eno Bimbli: Po, bërtet, thërret.
Llaqi Nako: D.m.th që e qorton.
Llaqi Nako: Unë albin e kam qortuar, uha...edhe qëparë e qortova. Po ka qenë një herë një rast, që e kam qortuar aq rëndë, aq rëndë, sa po ta tregoj tani, kam hall se do qash edhe ti. Një herë e një kohë, vite e vite më parë, po punoja diçka në aneks të shtëpisë, ndërsa Albi megjithë të motrën e tij po luanin. Luaj e luaj, po më shqetësonin, i bëra vërejtje për herë të dytë, për herë të tretë, ata vazhdonin të tyren. U ngrita, ai nga kuzhina në korridor, ishte dera e daljes, nuk kishte nga të shkonte edhe unë ia vesha me një shkelm. Albi u përplas tek dera, ktheu kokën dhe më tha: ?A mer babë sa m?ke vra?. Unë një javë kam ngel pa ngrënë dhe mallkova këmbën që e qëllova. /tvklan.al