Report Tv- Marshimi ndalet tek Parlamenti, protestuesit shkulin gardhin metalik.

Report TV 2019-05-29

Views 0

Nga kryeministria, tek drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tashmë protestuesit kanë mbërritur para Kuvendit të Shqipërisë. Ndaj efektivëve të policisë në kordonin e parë të sigurisë, janë hedhur fishekzjarrë nga ana e miliantëve ndërsa vijojnë me thirrjet "Rama Ik". Një protestues është kapur nga kamera e Report Tv teksa tërheq gardhin e hekurt që vendoset nga policia para institucioneve për të krijuar distancë me protestuesit. Lideri demokrati Lulzim Basha është parë teksa bisedon në telefon, njëjtë si në çdo protestë tjetër ku ai është në komunikim të vazhdueshëm herë me mesazhe e telefonata teksa tubimet zhvillohen.

Share This Video


Download

  
Report form