Pushteti dhe opozita nuk lëvizin asnjë milimetër nga qëndrimet për fatin e Prokurorisë Speciale. VMRO-ja akuzon se Qeveria qëllimisht po e zvarrit zgjidhjen me qëllim që të mbulojë dështimet e politikave të saj. Ndërkohë nga Ministria e Drejtësisë thonë se takimet të radhës nuk do të caktohet derisa opozita nuk heq dorë nga kërkesa për amnisti përmes dispozitave ligjore.