RTV Ora - Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi

Ora News Lajme 2019-05-29

Views 1

#rtvora
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë këtë të hënë drejtuesi e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sotir Kllapi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, i kaloi pa probleme filtrat e pasurisë dhe pastërtisë së figurës gjatë seancës dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të mërkurën, ndërkohë që trupi gjykues ngriti pikëpyetje mbi dy çështje të hetuara prej tij.

Procesi i vetingut për Kllapin u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin.

Prokurori Sotir Kllapi ka marrë raport pozitiv nga ILDKPKI mbi interesat e tij private si dhe raport ?përshtatshmërie? nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasidikuar, DSIK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për favorizimin e të pandehurve në një çështje për armëmbajtje pa leje dhe një të dytë për shitje narkotikësh.

Në rastin e ?armëmbajtjes pa leje në banesë?, prokurori Kllapi tha se ishte bazuar në vendin e ngjarjes. Ai sqaroi se policia kishte referuar informacione operative se personi në fjalë mund të lëvizte me armë pa leje me vete dhe ishte mbajtur në vëzhgim për disa orë. Sipas Kllapit, F.B., ka dalë nga banesa e tij dhe ka shkuar në një ambient që dikur mund të ketë qenë lokal.

Sipas tij, atje kanë shkuar edhe dy persona të tjerë që janë thirrur nga pronari i ambjentit që ka qenë i mbyllur dhe jo i dukshëm për publikun. Prokurori Kllapi e konsideroi të drejtë akuzën që kishte ngitur, pasi ambjenti në fjalë mund të konsiderohej si banesë dhe jo si një ambjent publik.

?Akuza është gjetur e drejtë edhe nga gjyqtari i seancës paraprake, ai që e ka gjykuar në themel në Shkallë të Parë dhe nga gjyqtari i Apelit,? tha prokurori.

Ndërsa lidhur me hetimin e katër personave për ?prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike?, kryesuesi Lulzim Hamitaj ngriti pyetjen se përse nuk ishte ngritur akuza e ?trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike?, pasi kishte të dhëna se personat e proceduar ishin kapur me drogë edhe në Maqedoni.

Prokurori Sotir Kllapi shpjegoi se hetimi ndaj katër personave kishte nisur pas referimeve të policisë së Korçës, që kishte marrë informacione operative nga homologët maqedonas pas kapjes së dy prej të proceduarve në Strugë të Maqedonisë dhe deportimit të tyre.

Sipas prokurorit Kllapi, nga hetimet ishte konkluduar se dy prej personave ishin të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kurse një prej katër të proceduarve kishte rezultuar se kishte pasur dijeni, por se nuk kishte kryer veprime konkrete.

Për personin e katërt, Kllapi tha se ishte pushuar hetimi pasi përgjimet kishin konfirmuar se ai nuk ishte në dijeni të lëndës narkotike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-drejtuesi-i-prokurorise-se-pogradecit-sotir-kllapi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPc...

Share This Video


Download

  
Report form