RTV Ora - Opozita marshim protestë për Shqipërinë si gjithë Europa

Ora News Lajme 2019-05-29

Views 0

#rtvora
Opozita pritet të kthehet sërish në protestë para Kryeministrisë në orën 18:30 të pasdites së sotme.Vendimi për mbajtjen e të pestës protestë kombëtare radhazi erdhi pas një mbledhje urgjente të mbajtur nga strukturat drejtuese të PD-së dhe aleatët mesnatën e të shtunës.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitarë i kanë ftuar qytetarët sot në një tjetër protestë kombëtare ?për Shqipërinë si Europa?, por ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste.

Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshne qe punon për mirëqenien e qytetarëve.

Në këtë protestë mungon Sekretari Organizativ i PD, Sait Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës. Sait Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, siç e kërkon ligji, ndërsa sonte do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

?Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal?- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke iu referuar kallëzimit të pak kohëve më parë për përdorimin kriminal të gazit helmues kundër protestuesve paqësorë.

Protesta e 11 majit u shoqërua me episode të njëpasnjëshme dhune që në momentet e para.

Në fillim ishin qeskat me bojë dhe tymueset që fluturuan drejt hyrjes qëndrore të godinës së Qeverisë.

Më pas, njëra pas tjetrës u hodhën për një kohë të gjatë shishe Molotov. E njëjta skenë u përsërit pak me vonë përpara parlamentit.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe pompat e ujit.

Shefi i opozitës, Lulzim Basha, në një dalje për mediat të dielën paralajmëroi se ?dhuna barbare ndaj qindra protestuesve, ndaj vajzave dhe grave, ndaj figurave politike, ndaj Sahit Dollapit që u dhunua barbarisht vetëm për të dërguar mesazh junte, mesazh mafie, mesazh krimi, për të trembur dhe shkurajuar shqiptarët, do të marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli i bashkuar dhe i vendosur për të çuar betejën deri në fund?.


Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vlerësuan maksimalisht qëndrimin e policisë, duke e pranuar se në rastin e ndalimit të zotit Dollapi pati një tejkalim nga ana e efektivëve të FNSH-së.

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapaj, u ndalua para selisë së parlamentit.

Ndërsa ndodhej aty me një kundërgaz në dorë, pati një shkëmbim verbal me një punonjës të policisë i cili dukej se e urdhëronte të largohej, dhe më pas i ka kërkuar kolegëve të tij që ta ndalonin.

Në këtë moment Dollapaj tentoi të ikë me vrap, por u rrëzua ndërsa po...

Share This Video


Download

  
Report form