Report TV - Sarandë/I përdhunuan dhe i vranë djalin 6-vjeçar në 2005, mbytet në lum 55-vjeçari

Report TV 2019-05-29

Views 0

SARANDË- Një 55-vjeçar është mbytur në lumin e Bistricës dhe që prej ditës së djeshme kanë nisur kërkimet për gjetjen trupit. Mësohet se 55-vjeçari, i identifikuar si Arben Shaqiri ka qenë së bashku me djalin e tij 15-vjeçare dhe sipas dëshmisë së këtij të fundit, 55-vjeçari ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Ngjarja është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:40, kur 55-vjeçari është hedhur në lum pasi ka tentuar të kalojë anën tjetër.

Po kush ishte Arben Shaqiri? Ai ka qenë më parë i arrestuar dhe dënuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Në 2005, 55-vjeçarit i kanë përdhunuar dhe më pas i vranë djalin 5-vjeçar. Autor këtij krimi makabër i identifikua Klodjan Saliaj, i cili më herët kishte vrarë një tjetër 65-vjeçar.

Polumbarët kanë nisur hetimet në zonën e Kanalit të Cukës për gjetjen e trupit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS