'Zhduku tradhtar, kur*'/ Parulla kundër Ramës në muret e shkollës në Elbasan

Report TV 2019-05-29

Views 1

Ende pa u inauguruar pas rikonstruksionit, shkolla 9-vjeçare "Bardhyl Popa" në qendër të Elbasanit është bërë tabelë për fyerje ndaj kryeministrit Edi Rama.

"Rama ik, zhduku tradhtar, kur*" janë disa nga shkrimet në muret e rrethimit të jashtëm të shkollës.

Nisur nga shkrimet, e vetmja gjë që dihet deri tani për autorët është që janë në opozitë me qeverinë, ndërsa gazetari Aldo Kozarja raporton se policia ka verifikimet për rastin.

Share This Video


Download

  
Report form