http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat, Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh të fortë për kryeministrin Edi Rama.Në një konferencë të mbajtur me gazetarët, Basha tha se nëse kryeministri do të vijojë të mbajë pushtetin me dhunë atëherë do të ketë fatin e Nikolla Gruevshkit.Basha tha se opozita e ka nisur betejën me qeverinë jo për pushtet por për të rikthyer normalitetin politik në vend.?Mungesa totale e normalitteit mori permasa dramtike mebremë, kuëndër mijëra protetsuesve që kërkojnë kthimin e normalittein. Përgjigja e një junte krimninale për protetsuesit e qytetrave të tiranës, që kanë marrë doza të larta të gazit helmues dhe lotsjellës, që u përdorën bashkë me dhunën pa fre, kundër qytetarëve që kishin dalë për të mbrojtur të drejtat e tyre, që këkonin të drejtën tnemelore një qeveri të dalë nga vota. Edi rama u shfaq para shqiptarëve I shkëputur nga realiteti, të cilin e pa edhe mbrëmë si film nga si një sundimtar nga vila e tij miliona dollarëshe në Surrel. Ai ka dy mënyra për t?u sjellë. Herë bën gaztorin, herë të fortin e lagjes, duke u fshehur pas gazit helmues. Beteja jonë nuk është betejë për pushtet, nuk është sfidë personale, sepse në sfidën personale e kam mundur në 2011-ën. Në këtë betejë nuk jam nisur të mund Edi Ramën, sepse ai është i mundur. E ka mundur pushteti 21 vjeçar, hajnia, arroganca. Jemi nisur për të rikthyer normalitetin politik në vend, për të garantuar mundësitë për shqiptar që të jetojë me dinjitet. Sot, kam një mesazh për Edi Ramën: Mos i kalocaqet, mos bëj të fortin pas autoblindave dhe gazit lotsjellës. Harroje që do të mbash pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do të kesh fatin e Nikolla Gruevskit.?