Rudina Hajdari u shpreh dje se shqiptarët kanë zgjedhur demokracinë dhe sipas saj, Azem Hajdari nuk do të kishte mbështetur veprimet e Bashës. Sipas deputetes, Basha po minon parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit. Por a është penduar Basha që e futi në lista vajzën e Azem Hajdarit?
"Suksesi në jetë përcaktohet nga të bërit sa më pak gabimeve, por në jetë kalojmë nga të bërit gabime, por unë përpiqem që të mësoj nga gabimet. Në cdo vendim përpiqem që të mësoj nga gabimet, por për rastin konkret nuk dua të bëj asnjë koment. Ose do të jetë zgjedhje ose nuk do të ketë zgjedhje" tha Basha.