Shqipëria po tërheq turistët e huaj edhe falë turizmit të aventurës, që ofron aktivitete sportive në natyrë. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ndoqi nga afër garën e hedhjes me parashutë të zhvilluar në Malin e Kaninës në Vlorë, ku morën pjesë garues nga 13 shtete të botës.
Teksa përgatitej për një fluturim simbolik, Klosi tha se turizmi i aventurës shërben edhe për të promovuar bukuritë natyrore të Shqipërisë.
?Po marrim pjesë në një garë spektakolare me shumë garues nga 13 shtete të botës dhe po promovojmë një dimension të veçantë të turizmit shqiptar, që është turizmi i aventurës. Shqipëria ka vende spektakolare për këtë lloj sporti dhe djemtë e kanë kuptuar tashmë që ky nuk është vetëm sport, por edhe biznes dhe një atraksion i shtuar turistik?, tha ministri Klosi.
Fitueses i garës spektakolare të hedhjes me parashute u shpall slloveni Matja? Sluga. Gjatë këtij sezoni të ri turistik, Vlora, Llogaraja, Himara, janë disa nga destinacionet turistike ku do të zhvillohen sporte të kësaj natyre.
Tv Klan