#rtvora
Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë para gazetarëve një ditë pas protestës së opozitës.
Rama: Nuk goditet qeveria as me 7 ore as 7 mije ore kapsolla e molotov
Nuk goditet qeveria as nga 7 orë as nga 700 orë kapsolla, Molotov lëndëve të paligjshme por goditet përvec policisë së shtetit që u rrezikohet jeta, goditet Shqipëria.
Rama kujton 21 janarin: U shkrehën karikatorët
Rama: Nga kjo godinë para pak kohësh në 2011 nuk u qëllua me asnjë gurickë dhe jo më me bomba dhe me zjarr dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm. U urdhërua shkrehja e karikatorëve mbi protestuesit e paarmatosur, jo me armë, por me asnjë shishe benzinë. U plagosën mbvi 40 persona me plumba dhe pastaj u turr e gjithë trupa e FNSH e keqpërdorur politikisht dhe u arriti të futej deri te kulla përballë, duke masakruar këdo që i doli para kur ngjitej në kat të 4.
Qytetarët ishin të trembur me të drejtë që të shkonin në spital Një person që sdua tjasjell emrin i përfshirë pa lidhje nga ajo valë dhune, asokohe pronar i një televizioni ka shkuar jashtë shtetit dhe është kuruar psër brinjët e thyera me shpatull të nxjerrë. Ja kujtoj këtë të gjithë shqiptarëve, jo atyre që kanë vendosur të mos dëgjojnë, por vetëm të flasin ca ju vjen për mbarë në funksion të dhunës.
Mirekuptoj dy policet qe dhunuan Sahit Dollapin
Edi Rama; Po do kishte qenë përfeksion i gjithë qëndrimi i policisë së shtetit dje në 7 orë sulme, nesë ne ato 2-3 sek, një incident u krijua. Dy punonjës nuk do kishin goditur me shkop gome dike qe i kishte ikur policise me vrap. Ky që ikën ka një arsye. Ne vende me demokraci shumë më të konsoliduar sie jona do ta kishte pësuar shumë më keq. Mos harroni se të veprosh në ato kushte te jesh nën flakë e gurë, e një presion shtazarak nuk është gjëja më e kollajshme dhe nuk janë kushtet optimale për të pasur qartësi në çdo moment.
Të qëndrosh në presion shtazarak për 7 orë nuk është gjë e kollajshme . Mirëkuptoj dhe ata të dy punonjësit e policisë që bënë një veprim të tepërt, duke gjykuar ne nga ekrani, me kollajllëkun që shikohet ku e sheh nga ekrani. Ama hipokrizi më të madhe dhe përqeshje më të madhe me shqiptarët sesa atë incident, në aspektin teknik dhe etik ta kthesh në një histeri për të provuar se në 7 orë ishte policia e shtetit shkaktarja e asaj që pamë nuk ka.
Dhuna ndaj Sait Dollapit incident
Edi Rama: Për shkak të histerisë së organizatorët e protestës dhe disa media e trajtuan incidentin, - e quaj incident, e do ta them përse- me një nga organizatorët e dhunës, më lejon tju kujtoj se kjo godinë në 2011 nuk u qëllua me asnjë gurickë dhe jo më me bomba apo zjarr. Dhe nga kjjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dhuna-ne-proteste-rama-lajmeron-konference-ne-1400
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly...