Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe përsëriti se nuk heq dorë nga vendimi që në shkollë të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar. Ai tha se vendimi përfundimtar do të dihet të hënën, pas takimit që do të zhvillojë me Ministrinë e Arsimit, Arbër Ademi dhe të Drejtësisë, Renata Deskovska. Filipçe tha se vetëm në këtë mënyrë do ti jepet fund gjendjes momentale me epideminë e fruthit