Një banesë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës në Librazhd, ku janë marrë 12 milionë lekë në shtëpinë e mjekut gjinekolog Kujtim Albrahimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr.1 të këtij qyteti, ku persona të maskuar dhe me thikë kanë hyrë me dhunë në banesë. Nën kërcënimin thikës grabitësit kanë dhunuar dhe më pas grabitur mjekun Albrahimi dhe bashkëshorten e tij, të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë të vetëm në shtëpi. Sapo kanë dëgjuar grabitësit dy bashkëshortët kanë tentuar ti ndalojnë dhe janë përpërleshur me ta, ku siç edhe shihet nga pamjet, kanë mbetur të lënduar.Pasi i kanë dhunuar, grabitësit kanë marrë bizhuteri dhe një shumë të konsiderueshme parash që shkon nga 10 deri në 12 milionë lekë. Report TV mëson se para se të kryenin grabitjen, autorët kanë shkëputur sinjalin e alarmit që të hynin pa problem në banesën ku jetojnë dy bashkëshortët dhe gjithashtu kanë hequr kamerat dhe kanë marrë serverin e tyre. Përpara policisë, mjeku gjinekolog ka treguar se grabitësit ishin të maskuar, çka nuk ka arritur që të identfikojë fytyrat, ndërsa ka thënë se nga lëvizjet, ata ishin profesionistë. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar 13 persona për t?u marrë në pyetje, mes të cilëve edhe një i ri nga Fushë-Kruja me inicialet E.T, 36-vjeç, banues në lagjen 'Punëtori'.
Sipas dyshimeve të policisë i dyshuar si informator i dy grabitësve është një i ri nga qyteti i Librazhdit. Ndërkohë grupi hetimor vazhdon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.