Mberrin ne atdhe trupi i Zarife Hasanajt

RTV KLAN 2019-05-29

Views 4

Trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanaj mbërriti në atdhe rreth orës 13:00 të së enjtes.
Në aeroportin ?Nënë Tereza? u mbajt një ceremoni shtetërore, ku ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, deputetë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë, e kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat.
Familjarët mbanin të veshur një bluzë me mbishkirmin ?Në jetë të jetëve ti do të jesh me ne?.
Homazhet për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen paraditen e se premtes në Pallatin e Kongreseve dhe më pas nëntetares do t?i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve. Në nderim të saj, qeveria e ka shpallur 10 Majin ditë zie kombëtare, ndaj në të gjitha institucionet shteterore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12 do të mbahet 1 minutë heshtje.
32-vjecarja humbi jetën mëngjesin e 6 majit pas shpërthimit të një mine në Letoni ku u dhe u plagosën dy ushtarakë të tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form