Një ditë më parë emisioni ?Stop? transmetoi rastin e mjekut të pavionit të onkologjisë Enes Hafizi dhe infermierit Pal Cuni,që u filmuan duke marrë 1 000 euro për t?i bërë rreze një shtetasi kosovar.Në deklaratën e lëshuar mbrëmë, Ministria e shëndetësisë njoftoi pezullimin dhe shkarkimin e menjëhershëm nga detyra për dy punonjësit e QSUT-së.Cështja do të ndiqet edhe nga organet kompetente.?Stop? ka mësuar, se vec ryshfetit, ka edhe shkelje të tjera.Pacientët nga Kosova konsiderohen shtetas të huaj dhe nuk mund të përfitojnë shërbime mjekësore si operacione, rrezatim, apo kemioterapi në spitalet e vendit tonë. Per shërbimet, që kërkojnë hapje kartele mjekësore, ata nuk mund t?i përfitojnë as falas, as me pagesë, pasi nuk derdhin kontribute shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.