Rudina - Alma Ajazi dhe Irma Libohova rrefejne miqesine e tyre te ngushte! (08 maj 2019)

RTV KLAN 2019-05-29

Views 4

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Alma Ajazi me Irma Libohovën i bashkon një miqësi e ndërtuar prej vitesh. Fillimisht janë njohur në Michigan në vitin 2001 pasi Alma Ajazi në atë kohë ishte prezantuese në koncertet dhe aktivitetet kulturore ku vinin këngëtarët shqiptarë.

Ndërsa sot edhe pse jetojnë larg njëra-tjetrës, Alma në Paris dhe Irma në Tiranë, të dyja janë shumë të lidhura ku komunikojnë shpesh. Ato kanë shumë gjëra të përbashkëta, duan artin, kulturën dhe atdheun. Alma ishte e ftuar sot në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku u surprizua nga mikesha e saj Irma Libohova.

?Irma Libohova është një perlë në kuptimin e plotë të fjalës. Unë e kam njohur në Michigan, isha prezantuese në koncertin e Irmës në vitin 2001. E kujtoj me shumë nostalgji momentin e parë kur e kam takuar. Ajo erdhi dhe buzëqeshja e saj ndriçoi ambientin. Me Irmën komunikojmë shumë shpesh dhe sa herë vi në Shqipëri e takoj. Në jetë secili nga ne takon njerëz, por janë të paktë ata që lënë gjurmë dhe Irma është një nga personat që ka lënë gjurmë tek unë. Më ka dhuruar mirësi dhe kur takon njerëz të tillë duhet ti ruash. Distanca nuk i ndan njerëzit?, tha Ajazi.

?Është një miqësi që ka nisur në 2001 dhe e kemi mbajtur të fort. Alma është person shumë pozitiv, e kam shoqe të zemrës. Ne jemi takuar në Amerikë dhe në Shqipëri sa herë që Alma vjen. Jemi shoqe të ngushta. Pavarësisht distancave apo rrjedhës që merr jeta miqësia është e rëndësishme dhe na përmbush?, tha Libohova.

Share This Video


Download

  
Report form