Report TV - Protestë në Rrëshen, demokratët Ramës: Ik, s'ke mbajtur premtimet

Report TV 2019-05-29

Views 0

Partia Demokratike ka protestuar mesditën e sotme para bashkisë së Rrëshenit kundër qeverisë dhe pushtetit vendor, pasi bashkia drejtohet nga Ndrec Dedaj i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste.

Protestuesit të drejtuar nga dy ish-deputetët demokratë Andon Frrokaj dhe Lindita Metalia, por edhe drejtues të degës lokale të partisë më të madhe opozitare. I pranishëm ka qenë edhe përfaqësuesi i PD-së nga qendra Çlirim Gjata.

Me pankarta në duar dhe thirrjet 'Rama ik' pasi sipas tyre nuk mbajti premtimet, ata protestuan para bashkisë, ndërsa dogjën edhe një pankartë me figurën e kryeministrin Rama. Në datë 11 maj opozita ka protestën e radhës kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form