Një 51-vjeçar u arrestua nga Policia në Kavajë, pasi u kap në flagrancë me kokainë, vlera monetare të cilat janë përfituar nga shitja e drogës, dhe aparate celularë që i përdorte për komunikimet me klientët.
N.B lindur në Kavajë, u arrestua në një lokal tek Pedonalja e qytetit të Kavajës, ku policia i gjeti gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 27 doza kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celulare dhe një automjet.
Ai shpërndante kokainë në doza të vogla. Pasi siguronte klientelë përmes bisedave telefonike, ai jua shpërndante kokainë duke ja çuar vetë me makinë në vendet ku ata ndodheshin.
51-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Kavajës për veprën penale të ?Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike".