Report TV -Kanabis me çanta shkolle nga Saranda në Greqi, zbulohet koka e grupit

Report TV 2019-05-29

Views 0

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë u zhvillua dje në disa qytete të Shqipërisë, në vijim të hetimeve 10 mujore mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, që në total në këtë periudhë kanë vënë në pranga 61 persona, shqiptarë dhe të huaj mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë. Dje në Sarandë, policia ka bërë 14 arrestime, mes të cilëve edhe personin që dyshohet se është koka e grupit. Ai është Kledi Sadushi, një i sapoliruar nga burgjet në Greqi (një muaj më parë). Bashkë me të, u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të "Delvinës", Ardian Xhibro. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno zbulon se trafiku i drogës bëhej në sasi të vogla (15-60 kg), duke futur kanabisin në çanta shkolle, dhe duke e trafikuar në këmbë nga Saranda përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë.

Nga hetimet e nisura në shtator 2018 nga Krimet e Rënda, pas një vizite që vetë zv.drejtuesi i Prokurorisë, Anton Martini bëri në Greqi, është zbuluar se kreu i grupi Kledi Sadushi, që njihet edhe me noftën "Kosta", është personi që siguronte drogën në qytete të ndryshme. Më tej ai mbante kontakte me zv.drejtorin e Spitalit të Sarandës dhe futbollistin. Burime nga prokuroria për gazetarin Qyno, zbardhin edhe rolet konkrete të tyre. Florenc Llanaj dhe Adrian Xhibro gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shpine në Greqi, kryesisht nga Memaliaj,Tepelena, Fieri dhe Elbasani. Kledi Sadushi sapo ishte liruar nga qelia në Greqi ka mbërritur në Korçë, ku sërish ka nisur organizimin e trafikut të drogës. Një ditë para se të arrestohej, "Kosta" kishte udhëtuar drejt Fushë-Krujës për të marrë një sasi kanabisi që do ta trafikonte më tej në Greqi, por shitësit nuk ja kishin siguruar akoma.

26 urdhër arreste janë lëshuar në total ditën e djeshme me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, 14 prej të cilave janë ekzekutuar, pas operacioneve masive të policisë dhe kontrolleve të rreth 30 banesave në disa qytete. 14 të arrestuarit janë nga Saranda, Vlora, Gjirokastra, Tirana, Korça dhe Gramshi. Ata akuzohen për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Trafikim i narkotikëve?, ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?

Dy grave, nga Saranda dhe Kuçova, u është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë, dhe janë në masë "detyrim paraqitje. Ndërkohë, katër persona që aktualisht ndodhen në burg për vepra të tjera penale, do të hetohen edhe për përfshirjen në këtë grup kriminal. Në kërkim janë 6 persona.

Share This Video


Download

  
Report form