Report TV - Shqipja gjuhë e parë! Rivendosen tabelat në bashkinë e Finiqit

Report TV 2019-05-29

Views 1

Sot në bashkinë e Finiqit dhe aksin Gjirokastër -Sarandë janë rivendosur tabelat rrugore, pas heqjes pak ditë më parë të atyre që vendosi bashkia. Tabelat e sotme janë rivendosur me gjuhë të parë shqipen dhe të dytë greqishten, ndërsa e pranishme ishte edhe drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato.

"Kemi ardhur bashkë me deputetin e zonës për të dëshmuar që brenda një periudhe të shkurtër ka filluar vendosja e tabelave të reja në aksin Gjirokastër-Sarandë, tashmë tabelat po zëvendësohen dhe i plotësojnë standardet e kodit rrugor të Shqipërisë dhe specifikimet për rrugët nacionale ku ka zona të minoritetit. Ne do të vijojmë nga puna, janë 33 pika ku do të vendosen tabelat sipas specifikimeve dhe uroj që deri të enjten të ketë përfunduar procesi sipas standardeve. Heqja e tabelave të mëparshme i shërbente kryesisht sigurisë rrugore" deklaroi Qato.

Ndërsa deputeti minoritar i PS, Andrea Marto u shpreh se pas keqkuptimit situata është qartësuar prëfundimisht. "Si rezultat i moskordinimit të bashkisë me ARRSH-në u krijua një keqkuptim dhe situata të pakëndshme. Por u informua qeveria dhe u morën masat, vendosja e tabelave në kohë rekord. Heqja e tabelave për disa komentohet për mënyrën dhe orën nuk kishte shkaqet të tjera përveç atyre teknike. Uroj që gjendja të kalojë në normalitet".

Pesë ditë më parë tabelat që vendosi bashkia dhe që më pas u hoqën kishin gjuhë të parë greqishten dhe të dytë shqipe. Kryeministri Rama deklaroi dje se tabelat nuk u hoqën për këtë shkak, por për faktin se nuk ishte marrë leje dhe se nuk ishin marrë parasysh parametrat e sigurisë rrugore. Megjithatë tashmë debati merr fund, pasi tabelat sot janë vendosur me gjuhë të parë shqipen dhe të dytë greqishten, ndërsa ato që tregojnë vendet turistike kanë edhe gjuhë të tretë anglishten.

Share This Video


Download

  
Report form