#rtvora #360grade
Shikoni emisionin e plotë "360 gradë" këtu: https://youtu.be/GaT_GKMgxuc
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi si argat i Beogradit.
Në studion e "360 Gradë" në RTV Ora, Berisha tha se Thaçi është peng i dosjes së tij në Serbi dhe sipas tij ai nuk duhet të jetë pjesë e asnjë negociate pa shkuar në Gjykatën e Hagës.
Megjithatë Berisha tha se në dijeninë e tij, Thaçi nuk ka kryer krime lufte.
Dyrnjaja: A është për ju tradhëtar Hashim Thaçi dhe nëse po kur u bë?
Berisha: Hashim Thaçi është peng i dosjes së tij të Beogradit. Thaçit po ti ketë mbetur pak karakter nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Nuk di të ketë kryer asnjë krim. Gjykata u ngrit vetëm për akuzat që bëri raporti i Dick Marty.Argati mbrapa donte ta anulonte. I thotë vetes ai që është argat. A nuk u tha shqiptarëve një vit rresht se ky është plani im dhe nuk është i Serbisë së Madhe dhe tallet Daçiç me të. A nuk i tha në prani të gjithë botës Vuçiç: Mbylle mos fol! Hapi sytë dhe mbeti i shastisur. Ne si shqiptarë duhet të ndihemi të turpëruar, tre vetë ishin atje (në Samitin e Berlinit), dy me Vuçiç.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-thaci-ne-asnje-negociate-kosoven-pa-shkuar-ne-hage-peng-i-beogradit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz