#rtvora
Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi platformën ?AMBASADA IME?, si një urë më shumë në komunikimin e drejtpërdrejtë mes Ministrisë së Europës e Punëve të Jashtme dhe qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, foli edhe për heqjen e tabelave në Finiq, nga policia.
Rama u shpreh se tabelat janë hequr për t?u rivendosur përsëri, sepse nuk plotësonin standardet.
Rama: Brenda pak ditës u ngrit një furtunë. U ngit këtu e përfundoi andej, për disa tabela rrugore të vendosura pranë një zonë me shumicë minoritare. Ç'nuk u tha nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr. Ndërkohë që është shumë e thjeshtë tabelat nuk u hoqën sepse kishte lidhje me minoritetin, por sepse ishin jashtë kritereve teknike dhe jashtë parametrave të sigurisë, duke shmangur nevojën e një lejeje që do ti evitonte të gjitha këto pasaktësira dhe shpenzimin e bërë. Por nuk u hoqën për të mos u vënë më. Nesër do të fillojë rivendosja e tyre dhe deri të premten do të jenë të vendosura të gjitha nga ARRSH, mbi bazën e legjislacionit në fuqi dhe mbi bazën e të gjitha kritereve teknike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/heqja-e-tabelave-ne-gjuhen-greke-ne-finiq-rama-do-rivendosen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz