Vdekja e nëntetares Zarife Hasanaj, gjatë shpërthimit të një mine në bazën ushtarake Adazi në Letoni, ka tronditur edhe forcat e armatosura letoneze.
Pas incidentit ku mbetën të plagosur edhe dy ushtarake të tjerë shqiptarë, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj, Komandanti i Forcave të Armatosura letoneze, Leonid Kalnins shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimës. Ushtaraku i lartë tha se është ende herët për të gjetur shkakun e ngjarjes ndërkohë që ka nisur menjëherë hetimet.
Leonid Kalnins ? Komandant i Forcave të Armatosura të Letonisë :Në bazën ushtarake Adazi po zhvillohen stërvitje intensive. Bëhet fjalë për 1 nga 10 milionë incidentet tragjike që ndodhin atje. Kemi ndërmarrë një hetim të imtësishëm lidhur me këtë rast.