RTV Ora - Nis muaji i Ramazanit, besimtarët: Afrohuni në rrugën e Zotit!

Ora News Lajme 2019-05-29

Views 2

#rtvora

Prej ditës së hënë besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e agjërimit, i cili përfundon më 5 qershor. Ymer Aga është një nga besimtarët që e ka nisur ditën e parë të Ramazanit me faljen në xhami. Ai agjëron prej 43 vitesh, duke privuar veten nga ushqimi dhe uji, në emër të dashurisë dhe mirënjohjes ndaj Allahut.

Ky është i 43-ti vit që Ymer Aga privon veten nga ushqimi dhe uji në emër të dashurisë për Allahun.

Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ai thotë se agjërimin e ndjen më tepër si një obligim shpirtëror sesa fetar.

"Jemi të lehtësuar shpirtërisht por agjerimi është i dobishëm dhe nga ana shëndetësore".

Në të njëjtën orë, por në një mjedis tjetër të Medresesë së Tiranës fal namazin Lumturia.

Ajo thotë se me islamin është njohur që e në vegjëli dhe prej 17 vitesh është një besimtare e devotshme.

"Dhe më përpara kam pas lexuar por kur u hapën xhamitë filluam leximin, namazin, u veshëm me shamia. Është një detyrë që duhet ta mbash me devotshmëri dhe me rregull shumë strikt".

Ymeri i qëndroi besnik fesë së tij edhe gjatë viteve të komunizmit, kur feja u ndalua në Shqipëri. Ai tregon se falej fshehurazi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-muaji-i-ramazanit-besimtaret-afrohuni-ne-rrugen-e-zotit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form