#rtvora
Vetëm një javë pasi Ministrja e Infrastrukturës bëri me dije se do të jepen dy koncesione të reja në infrastrukturë, Fondi Monetar Ndërkombëtar përsëriti edhe njëherë apelin që të mos pranohen propozime të pakërkuara. Në përfundim të misionit në Shqipëri, FMN theksoi se projektet PPP janë një rrezik i shtuar për buxhetin e shtetit. Brenda datës 15 maj kontratat e Partneritetit Publik-Privat për akset Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat do të shkojnë në parlament për miratim. Me këto vendime shqiptarëve u shtohen dhe 1.5 miliardë euro për të shlyer.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të bëjë apel për të bërë kujdes me kontratat PPP. Vetëm një javë pasi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi dy kontratat të reja PPP për ndërtimin e rrugëve, institucioni ndërkombëtar financiar theksoi se këto projekte kanë rritur ndjeshëm rreziqet fiskale në buxhet.
Jan Kees Martijn: I nxisim autoritetet t?i përdorin ndryshimet e fundit në ligjin për PPP-të për t?i kufizuar risqet që lindin nga detyrimet e kushtëzuara të lidhura me to dhe për të siguruar administrim më të qëndrueshëm të investimeve publike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fmn-fshikullon-ballukun-te-ndalohen-propozimet-e-pakerkuara-te-gjitha-ppp-te
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz