Shpërthen mina, humb jetën në Letoni ushtarakja shqiptare Zarife Hasani, plagosen dy ushtarakë

Report TV 2019-05-29

Views 1

Një incident tragjik gjatë çmontimit të një mine, i mori jetën një ushtarakeje shqiptare, Zerife Hasanajt, pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, ndërsa dy ushtarakë mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi 39 vjeç dhe rreshter Julian Kapaj, 41 vjeç.

Nëntetarja Zarife Hasanaj, 32 vjeçare nga Tropoja, humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura, sot në orën 10:10 me orën lokale, në mision e saj të parë jashtë vendit.

Shefi i Shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku në një deklaratë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë, tha se Forcat e Armatosura ndodheshin në Letoni me përfaqësinë e një kontigjenti në kuadër të misionit të NATO-s ?Enhanced Forward Presence?.

Dy ushtarakët e plagosur, janë nën kujdesin e mjekëve në bazën Camp Adazi, në Letoni.

Nëntetarja Hasanaj jetonte në Babrru prej 30 vitesh, së bashku me familjen dhe vëllain e saj. Ajo ishte beqare dhe pa fëmijë ndërsa bënte pjesë në batalionin e pastrimit të zonave të infektuara nga municione të paplasura, punë të cilën e kryente me dedikim dhe passion, por që do t?i merrte jetën.

Hasanaj ishte specialiste në repartin e brigadës së xhenios të cilat kryejnë demontime të municioneve luftarake. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë të martuar dhe kanë familjet e tyre në Shqipëri përkatësisht në Dibër dhe Tiranë. Tanushi ishte komandanti i togës në të cilën bënte pjesë Hasanaj dhe Kapaj.

Ndërkohë, ushtria letoneze nisi hetimet për incidentin e shpërthimit në bazën ushtarake. Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, tha se deri në përfundim të hetimeve stërvitjet në këtë bazë janë ndërprerë.

Share This Video


Download

  
Report form