Ka shkuar në mbi 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm. Mes qytetarëve të helmuar ka burra, gra dhe fëmijë të cilët janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku.
Mjeku i spitalit të Bulqizës thotë se numri i tyre vazhdon të rritet dhe vetëm sot janë shënuar 6 raste të reja. Përfaqësuesja e Institutit të Shëbdetit Publik, Rovena Daja deklaroi se banorët e Bulqizës janë udhëzuar të mos pijnë ujë nga çemzat dhe që nga ky moment numri i të prekurve është ulur.
Prefekti i Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu në një lidhje telefonike për Report TV ka deklaruar se analizat e deri më tanishme thonë se shkaku i helmimit nuk është uji megjithatë në vijim do kryhen analiza akoma më të specializuara për të vërtetuar këto dyshime. Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.