Krerët më të lartë të shtetit dhanë mesazhe ngushëllimi për humbjen e jetës së Nëntetares Zarife Hasanaj, gjatë misionit në Letoni.
Komandanti i Forcave të Armatosura, Presidenti Ilir Meta, veç ngushëllimeve për familjarët e Hasanajt thotë se po ndjek me vëmendje dhe gjendjen e 2 efektivë të plagosur Tanushi e Kapaj, të cilëve ju uron shërim sa më të shpejtë.
Kryeministri Rama, mesazhin e tij të ngushëllimit e shpërndau në rrjetet sociale.
Ministrja e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen dhe respektin e saj për Zarifen për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj.
Nuk ka munguar dhe mesazhi i ngushëllimit për humbjen e jetës së Hasanajt nga kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili thotë se është tronditur nga ky lajm tragjik.
Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës.
Tv Klan