Basha: I shkojme deri ne fund betejes se nisur

RTV KLAN 2019-05-29

Views 0

Edhe lezhjanëve Lulzim Basha ju premtoi se do ti shkojë deri në fund betejës se nisur për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe një qeverie që ndryshe nga ajo e Edi Ramës mendon për ta. Ai u tha demokratëve të Lezhës se Rama ka mundur ta marrë e ta mbajë pushtetin vetëm përmes frikësimit të qytetareve, një instrument që sipas tij nuk po funksionon me.

?Rama po tenton t?i mbushë mendjen shqiptarëve se Shqipëria nuk ka asnjë problem, e kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. I ka ik truni, nganjëherë është më mirë të flasim direkt, i ka ik truni komplet, sepse, nuk po i funksionon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve, qe t?i frikësojë, dëshpërojë, t?u heqë shpresën, tu thotë se gjithçka është njësoj dhe nuk ka më mirë se ky sharlatan. Por, basti i tij për shkurajimin e shqiptarëve humbi më 16 shkurt në ditën e kryengritjes së shqiptarëve për t?i dhënë fund paligjshmërisë, instalimit të republikës së krimit".

Basha thotë se e ka vullnet për t?ia hequr nga duart paratë publike oligarkëve dhe për të mundësuar me to vende të reja pune për të rinjtë dhe rritje ekonomike.

"Sa është fatura e abuzimit të kësaj qeverie, vitin e kaluar 1.7 mld euro. Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD dhe opozitës në pushtet janë ata 4-5 oligarkë të cilëve do tua marrim ato para për tua dhënë studentëve, të rinjve shqiptarë. Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve. Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD, punësimin, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm".

Në Lezhë kryedemokrati ishte si pjesë e fushatës së nisur nga selia blu për të rritur anëtarësimet e reja.

Share This Video


Download

  
Report form