Tirana ka hapur dyert për të mirëpritur 12 trupa teatrore nga e gjithë bota për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave. Nga data 3-9 maj 2019, fëmijët e kryeqytetit por jo vetëm do të kenë mundësi, që të shijojnë magjinë e kukullave.
Në hapjen e këtij festivali, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se për herë të parë në këto katër vite fokusi është vendosur tek fëmijët ku janë ndërtuar kënde lojërash, çerdhe, kopshte etj. ?Unë kam 4 vite që punoj si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe e kam bërë me shumë dashuri, por ndoshta nuk i kemi bërë të gjitha gjërat, por një gjë për të cilën nuk bëhem pishman kurrë është që për herë të parë i kemi kushtuar kaq shumë vëmendje fëmijëve, kur vjen puna tek këndet e lojërave, kopshtet, çerdhet. Jam shumë i lumtur që përveç asaj paradites që kalohet në institucionet e Bashkisë, ne kemi edhe pasditet dhe fundjavat dhe kemi mundësi që edhe fundjavat t?i kemi shumë argëtuese?, theksoi Veliaj.
Ndërkaq, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nderoi me titullin ?Mirënjohja e qytetit të Tiranës?, aktoren veterane të ?Teatrit të Kukullave? Tiranë, Shegushe Bebeti, për veprimtarinë dhe krijimtarinë e saj shumëvjeçare pranë këtij institucioni. duke argëtuar dhe edukuar të vegjlit e kryeqytetit. ?Ne e kemi shumë të mirë këtë që jemi një popull mikpritës, edhe që të gjithë atyre që na vijnë, që janë presidentë, që janë kryeministra, u japim medalje dhe vlerësime. Po ne shqiptarët ndonjëherë duhet të mësojmë të vlerësojmë edhe njëri ? tjetrin. Një nga njerëzit që unë doja ta vlerësojë është Shegushe Bebeti. Për breza të tërë qytetarësh, artdashës të teatrit, aktorja ka ndikuar në zbavitje, në argëtim, por edhe në edukimin qytetar të tyre, duke u bërë në të njëjtën kohë personazhi, por edhe aktorja e tyre e preferuar. Ndaj Bashkia e Tiranës në shenjë nderimi për veprimtarinë shumëvjeçare të aktores sonë të mrekullueshme, i jep titullin mëse të merituar ?Mirënjohja e qytetit të Tiranës??, u shpreh kreu i Bashkisë.