Përse nuk i është nënshtruar vettingut Bledar Valikaj, i emëruar sëfundimi prokuror në organin e akuzës së kryeqytetit me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë?
ReportTv është interesuar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku në përgjigjen e tyre ata shprehen se z.Valikaj, i cili më herët ka punuar oficer i Policisë Gjyqësore (punë që përjashtohet nga vettingu) ka mbetur pa vetting pasi statusi i tij ende nuk është përcaktuar
?Në lidhje me statusin e z.Valikaj KPK është ende duke e shqyrtuar, subjekt të rivlerësimit janë të gjithë ata që parashikohen në nenin 179/b të kushtetutës së Shqipërisë. Konkretisht: gjyqtarët, kushtetues të lartë, prokurorët e të gjithë vendit, prokurori i përgjithshëm, kryeinspektori dhe inspektorët e këshillit të lartë të drejtësisë?.
Më tej sipas KPK vettingut prek këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese, të Lartë, Aadministrative, ndihmësit ligjorë në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe ish gjyqtar e prokurorë të cilët me kërkesën e tyre mund të kalojnë në këtë proces.
z.Valikaj i njohur edhe si bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj deri më 15 Prill 2019 kur u emërua nga KLP si prokuror ka mbajtur postin oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Me ndryshimet ligjore oficerët e policisë gjyqësore njohur si OPGJ nuk i nënshtrohen vettingut, çka ka lënë jashtë kontrollit Valikajn. Por nëse ligji kërkon që në vetting të kalojnë të gjithë prokurorë e gjyqtarë që futen në sistem, dhe ata dalin nga Shkolla e Magjistraturës.
z.Valikaj u fut në sistem me anë të një vendimi gjyqësor dhe proces konkursi me ligjin e vjetër, ku emërimi i tij për herë të parë u bë nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla i cili e kaloi prokuror në Kukës. Ish presidenti Bujar Nishani refuzoi ta dekretojë këtë emërim dhe pas përballjes gjyqësore gjykata i dha të drejtë Valikajt.
Ndalur tek gara për kryeprokurorin e Përgjithshëm, KPK shprehet se ka marrë një listë kandidatësh nga KLP për SPAK dhe garën e kryeprokurorit, dhe këtë proces ata po e ndjekin me përparësi. Sipas KPK-s ata aktualisht janë duke kryer procedurën e vettingut për Olsian Celën një nga 4 kandidatët për kryeprokuror, proces të cilin ndaj tij e kanë nisur prej shatorit të vitit 2018.