#rtvora
Partia e Astrit Patozit, Bindja Demorkatike, betejën e parë do ta ketë me Kolegjin Zgjedhor, për të mbrojtur vendimin e KQZ-së për regjistrimin e saj si subjekt garues në zgjedhjet e 30 qershorit. Çështja është ankimuar në Kolegj nga Partia Bashkimi Demokrat, ku theksohet se vendim i kqz-së, cënon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e tyre.
Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhje që regjistroi partinë e Astrit Patozit, Bindja Demokratike, në garën e 30 qershorit edhe pse vendimi i gjykatës nuk kishte formë të prerë, është ankimuar në Kolegj Zgjedhor.
Ankimimi është bërë nga Partia Bashkimi Demokrat, ndërsa gjykata ka përcaktuar trupën që do të shqyrtojë çështjen.
Partia Bashkimi Demokrat kërkon çregjistrimin e Bindjes Demokratike dhe për këtë argumenton:
"Vërtetimi i gjykatës, i paraqitur në KQZ nga Bindja Demokratike nuk ka marrë formë të prerë. Duke futur në garë, në kundërshtim me ligjin për partitë dhe Kodin Zgjedhor, organizata politike të paregjistruara në Gjykatë, KQZ cënon kushtet e barabarta në zgjedhje dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bashkimi-demokrat-ankimon-ne-kolegj-te-cregjistrohet-bindja-e-astrit-patozit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz