Në Gjykatë me rrobat që kreu krimin: Gruaja më tradhtonte, i dashuri i saj u hodh nga dritarja

Report TV 2019-05-29

Views 1

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Hoxhën, 63-vjeçarin nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta Hoxha. Ai ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij duke thënë se ajo e tradhtonte.

Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se Hoxha ka rrëfyer përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë kishte dalë për të pirë kafe dhe në momentin kur është futur në banesë i dashuri i gruas ka dalë nga dritarja.

Hoxha është shfaqur në Gjykatë 'kokëulur' dhe me të njëjtat rroba që ka qenë ditën kur kreu krimin teska i ka thënë gjyqtarit se është penduar për vrasjen. Në seancën gjyqësore autorit të vrasjes iu caktua nja avokat kryesisht nga shteti, ndërkohë që ai ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.

Share This Video


Download

  
Report form